90.2 % e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të banesës ku jetojnë duke u renditur të parët në Europë. Shqiptarët ruajnë po të njëjtën renditje dhe për siperfaqen e vogel të apartamenteve ku banojnë
Me shtëpi të vogla, por pronarë të tyre.
Shqipëria renditet e para në rajon dhe ndër shtetet me përqindjen më të lartë në Europë të familjeve që kanë në pronësi banesën ku jetojnë.
90.2% e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të shtëpive dhe vetëm 5% jetojnë me qera.
Në Ballkan referuar të dhënave të Eurosotat pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Ndërsa në Europë e para është Rumania me 96. 8% . Zvicra ka përqindjen më të ulët të familjeve që janë pronarë të shtëpive. Me më pak se gjysmën e tyre.
Sa i përket fqinjeve si Greqia dhe Italia, përqindja e familjeve që kanë në pronësi shtëpinë ku jetojnë është përkatësisht 73.3 % dhe 72.4%.
Ndërkohë Shqipëria është vendi me banesat me siperfaqen më të vogël, mesatarisht dy dhoma. Të dhenat jane nxjerre nga anketa e cilesise se jetes kryer nga Bashkimi Europian.
Të tjera shtete me numër të ulët të dhomave ne shtepi ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhe Letonia, po kaq.
Ndërsa vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma./ABC News Albania 24/7