Britney Spears ka reaguar ndaj motrës së saj më të vogël, Jamie Lynn, e cila komentoi sjelljen dhe shëndetin mendor të këngëtares. Ajo pretendoi se Britney e kishte mbyllur në një dhomë duke e kërcënuar me një thikë, ngjarje të cilën e ka përfshirë në librin e saj të ri “Things I Should Have Said”.
Gjatë intervistës për “Good Morning America”, Jamie Lynn e përshkroi sjelljen e së motrës ndër vite si “të çrregullt dhe paranojake”. Kjo ka sjellë reagimin e këngëtares e cila tha se ajo dhe Lynn rrallë kalonin kohë së bashku, 15 vjet më parë, kohë kur Britney po përjetonte një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.
“Ajo nuk ishte kurrë rreth meje shumë 15 vjet më parë në atë kohë… kështu që pse po flasin për këtë nëse ajo nuk dëshiron të shesë një libër me shpenzimet e mia,” shkroi Britney e cila gjithashtu u ndal dhe te përplasja që pati me të motrën lidhur me këngët remix të saj.
— Britney Spears (@britneyspears) January 13, 2022
“E di që mund të tingëllojë si një gjë pa kuptim për shumicën e njerëzve, por unë kam shkruar shumë nga këngët e mia dhe motra ime ishte një foshnjë. Gjithçka i është dhënë gjithmonë asaj!” tha ajo duke shtuar: “Por, shikoni se nuk është një shaka … gjëja e fundit që do të bëja ndonjëherë është të kërkoj atë që i është dhënë asaj! Pra, po, ata shkatërruan ëndrrat e mia.”, thotë ajo.
“Familja ime shkatërroi ëndrrat e mia 100 miliardë për qind dhe përpiqet të më bëjë të dukem si e çmendura e familjes, i pëlqen të më rrëzojë dhe të më lëndojë gjithmonë, kështu që jam e neveritur me ta!”, është shprehur mes të tjerash ajo. /abcnew.al