‘Më shiti kokainë të prishur’, ja çfarë e shtiu shqiptarin të vriste 47-vjeçarin në Greqi

schedule09:38 - 29 Janar, 2023

schedule 09:38 - 29 Janar, 2023

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen në Greqi, ku një shqiptar vrau një 47-vjeçar, i cili njihej me nofkën “amerikani”. Mediat greke, të cilat i referohen dëshmisë, shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se viktima i kishte shitur kokainë të prishur.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e ndodhur në Kalamatë. Ndërkohë Policia ka prangosur një 22-vjeçar që dyshohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Sakaq, kanë nisur hetimet edhe për dy shtetas të tjerë grekë, të cilët kanë dhënë dëshmi të rreme për ngjarjen në fjalë .

Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin 22-vjeçar, ndërkohë që dy shtetas grekë po hetohen për dëshmi të rreme në lidhje me këtë ngjarje/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!