Nikos Aravantinos, truproja personale i “mbretit të Instagram”, Dan Bilzerian , u sulmua egërsisht mbrëmë nga një grup prej 15 turistësh francez-algjerian, në ishullin e famshëm grek, Mykonos.
Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë një plazhi të njohur në Mykonos. Truproja u thirr nga njerëzit nga hoteli për të ndërhyrë kur një grup prej 15 francez-algjerianësh që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijonin probleme . Sipas informacionit, mes tyre kishte njerëz që shërbenin si truproja personale të një biznesmeni .
Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte turistët e çmendur. Por ata filluan ta sulmonin, duke i hedhur gjithçka që gjetën para tyre.
Nga shishet me alkool, te gotat dhe objektet e mprehta. Disa e sulmuan nga pas truprojën e Dan Bilzerian, duke e goditur me shkelma dhe grushte në të gjithë trupin. Për shkak të ashpërsisë së goditjeve, truproja ra në tokë i mbuluar me gjak dhe i ra të fikët .
Njerëzit në hotel njoftuan policinë dhe Qendrën Shëndetësore. Dy nga 15 Francez-Algjerianët u arrestuan ndërsa të tjerët kërkohen. Një ambulancë transportoi truprojen në Qendrën Shëndetësore. Ai u dërgua më pas me urgjencë me helikopter në Athinë. e.l/abcnews.al/