Me shenja në fytyrë, flet e moshuara që u grabit në Vermosh: Tentova t’i heq maskën, me ra me levë kokës

schedule12:27 - 2 Qershor, 2022

schedule 12:27 - 2 Qershor, 2022

Me plagë në duar e në sy, Mri Tinaj tregon momentet e tmerrit të përjetuara pak pas mesnate ku dy grabitës i hynë më forcë në banesë dhe u morën sendet me vlerë. Grabitësit kanë arritur të marrin rreth 30 mijë euro, ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe më pas i kanë lidhur.

Lexo edhe: Terrorizuan dhe lidhën çiftin, zbulohet shuma që morën grabitësit në Vermosh

Mri Tinaj tregon se të parin grabitësit kanë lidhur burrin e saj, ndërsa vetë ajo ka rezistuar deri në fund, madje ka tentuar që t’i heqë edhe maskën një prej grabitësve, por ai e kishte qëlluar me levë duke e lënë pa ndjenja.

E moshuar tregon se si arriti të zvarritej deri në kuzhinë ashtu e lidhur dhe mundi të kap një thikë. Duke e pasur të pamundur të zgjidhet vetë, ajo i ka prerë litarin burrit dhe më pas janë liruar të dy, duke lajmëruar fqinjët dhe policinë.

“Kemi qenë me burrin në shpi. Kemi ndjenjur deri në 1 duke folur me fëmijët. Diçka 1 e pak sa erdhi me fjet gjumë ai. Hajdutët ishin aty. Dhe na erdhën me automatik dhe me dy leva. Ishin dy veta. Na thanë mos luani. Burrin e lidhën u mundova me qëndruar deri në fund. Kanë qenë dy vetë. Ishin me maska dhe me doreza. Paret shpejt na thanë. Nuk kemi i thamë.”,

“Ata kërkuan edhe të tjera, burri u tha ja ku keni disa se shita viçin. Ato me kanë goditur me levë kokës. Na morën makinën që na e ka çuar fëmija prej Amerikës. Nuk arrita me dalluar asgjë. Në dialektin tonë e kanë komplet. Si ne flisnin. Nuk kam arritur më asgjë. Tentova t’i heq maskën. Por me qëlloi me levë kokës. Kemi pasur gjëra të ruajtura kemi pasur para dhe kemi shitur dy makina. Kemi pas marrë para pensioni tre katër vjet i ruante për të bërë disa punime. I kanë marrë të gjitha para, telefona flori, makinë. Unë jam lënduar më shumë. Kamerat nuk janë funksionale.”

“Nuk na ka gjetur asnjë. Kam mundur të dal duke u zvarritur dhe shkova deri në kuzhinë. Gjeta një thikë dhe zgjidha burrin fillimisht. Një orë e gjysmë apo dy orë ashtu kemi qen. Njëri tha se kjo nuk zgjat shumë, se është në momente të fundit. 4 djem kam. Policia ka ardhur por ka hasur në makinën tonë të aksidentuar. Se ata kanë vjedhur një makinë tjetër. Aty kanë pa policinë ata dhe kanë ikur në këmbë. Kanë lënë levë dhe automatikun aty.”tha e zonja e shtëpisë. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!