GREQI/ Gjendet e vdekur 62-vjeçarja në shtëpinë e saj, në kërkim bashkëshorti

schedule18:29 - 11 Qershor, 2022

schedule 18:29 - 11 Qershor, 2022

Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit në një apartament në rrugën Tsopanakou në Gyzi (Geqri).

“Gruaja nga Shqipëria është gjetur e pajetë nga ambulancat e EKAB-it, të cilët janë njoftuar për trupin nga bashkëshorti i saj”, shkruan protothema.

Trupi i pajetë është gjetur në dhomën e gjumit të shtëpisë, ka të nxira, ndërsa në banesë nuk ka pasur shenja dhunimi.  Bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar EKAB-in, nuk është gjetur dhe kërkohet nga autoritetet për të dhënë shpjegime, ndërsa po shqyrtohet mundësia e veprës penale.

Ndërkohë, sipas dëshmive bashkëshorti i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka vrapuar në shtëpinë ngjitur dhe ka kërkuar ndihmë nga një fqinj, i cili ka parë të vdekur 62-vjeçaren. Në fakt, burri me ndihmën e fqinjit të tij ka telefonuar EKAB-in.

Fqinjët e çiftit në Gyzi e cilësojnë burrin e viktimës si person që pinte shpesh dhe përfshihej në sherre. Megjithatë, ata theksojnë se nuk e kishin dëgjuar kurrë çiftin të ziheshin.

Ata thonë se gruaja kishte probleme të rënda shëndetësore dhe nuk përjashtojnë që vdekja e saj të ketë ardhur për shkaqe patologjike./abcnews.al/