“Më shanin, i kafshova grekut hundën”, i riu tregon historinë e vështirë të jetës: Zysha më thoshte laje gojën

schedule10:21 - 29 Mars, 2023

schedule 10:21 - 29 Mars, 2023

Xhimi është djali viral në TikTok që po “namin” me videot e tij. Mirëpo, jeta e të riut nuk ka qenë e lehtë. Pasi ai në moshën 8-vjeçare ka përjetuar racizmin dhe bullizmin në shkollë në Greqi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Xhimi ka rrëfyer të gjithë vështirësitë që ka kaluar nga bullzmi i nxënësve, te mësuesja dhe deri te puna për herë të parë në moshën 12-vjeçare.

Madje, Xhimi ka zbuluar se me rrogën e parë ka nisur kursin e kick-box për t’u bërë edhe më i fortë.

“Gjithmonë unë këto videot i bëj në orar të punës dhe të them të drejtën, ata që bëjnë më shumë humor, janë edhe ata që janë më të vuajtur. Edhe ne kemi ikur që në ’98 në Greqi dhe atje e kam vuajtur shumë racizmin. Ikim nga një fshat i Kavajës me të gjithë familjen dhe atje kam kaluar shumë racizëm në shkollë. Nuk më pranonin nxënësit dhe nga mësuesit kam vuajtur. Unë kam mbajtur dhe flokët e gjata dhe çfarë nuk më thoshin, lahu se ke morra, shko pri thonjtë, kastile mësuesja më binte furçë dhe më thoshte laje gojën. Edhe nxënësit e tjetër më shanin dhe më ofendonin. Isha 8-vjeç dhe ishte një gjë shumë e keqe. Aty pastaj pash një shqiptar që më tregoi një barsaletë dhe kam qeshur gjithë ditën. Edhe sa dilja nga shkolla, shkoja nëpër kasollet e shqiptarëve të cilët më tregonin barsaletat. I harrova se 12-vjeç u largova, fillova punë dyer-alumin dhe shkoja në shkollë. Ishte shumë e vështirë dhe me rrogën e parë u regjistrova në kick-box.

Një herë më erdhën një tuf me grekë, gati 20 veta, unë i kafshova njërit hundën fort dhe sa vajta në shtëpi, më vjen policia greke dhe më thanë kush është gangsteri. Dola unë as një metër dhe i thanë prindërve të atij djalit që s’kam çfarë t’i bëj unë këtij se është vetëm 8 vjeç”, rrëfeu ai./abcnews.al