“Më shajnë hundëderr” i riu bën ndryshimin e madh te Spitali Amerikan dhe Doktor Plastik

schedule21:17 - 1 Gusht, 2021

schedule 21:17 - 1 Gusht, 2021

Një i ri 20 vjeçar i drejtohet emisionit të njohur Doktor Plastik dhe Spitalit Amerikan për të realizuar një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim estetik dhe funksional në hundë.

Ilvion Musabelliu, pas një aksidenti të pësuar në fëmijëri, theu hundën. Problemet e mëdha me frymëmarrjen vazhduan gjatë për të riun nga Tirana, i cili pësoi një transformim tepër të bukur pas dy ndërhyrjeve të realizuara në Spitalin Amerikan 2 nga doktoreshë Rezarta Kapaj.

Doktoreshë Rezarta për të forcuar edhe më tej rezultatin estetik realizoi edhe një otoplastikë (rimodelim të veshëve) që i dhuruan djaloshit 20 vjeçar një pamje të re. Jeta e tij ndryshoi katërcipërisht dhe në aspektin social duke u bërë më i hapur ndaj njohjeve të reja.

Doktor Plastik reality show i parë shqiptar mbi kirurgjinë estetike, tashmë në sezonin e tretë të tij, vjen në bashkëpunim me emrin më të njohur të spitaleve në Shqipëri siç është Spitali Amerikan.

Sezoni i tretë i Doktor Plastik, do ju mbajë mbërthyer gjatë gjithë verës dhe shtatorit në ekranin e ABC ku vjen në një transmetim premiere çdo të dielë në orën 20.30. Gjithashtu paralelisht ka filluar transmetimin në Kosovë në kanalin T7 çdo të diel. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!