“Më serioz se Delta”, Fauci i shqetësuar: Në vjeshtë mund të shfaqet variant rezistent ndaj vaksinave

schedule22:17 - 5 Gusht, 2021

schedule 22:17 - 5 Gusht, 2021

Vetëm një ditë pasi tha se priste që rastet me koronavirus në SHBA të ulen, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në vend është shprehur sot se në vjeshtë mund të përhapet një variant i ri rezistent ndaj vaksinave.

Në një bisedë me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Dr. Anthony Fauci tha se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive parashikoi gjithashtu se SHBA do të regjistrojë deri në 200,000 raste në ditë para se numri i të infektuarve të nisë të bjerë.

Por vetëm një ditë më vonë, mjeku tha se situata mund të përkeqësohet. Në një intervistë me McClatchy Fauci tha se janë shfaqur  kaq shumë variante gjatë pandemisë saqë druhet se një lloj më serioz se sa varianti Indian ‘Delta’ mund të jetë në horizont.

Fauci druhet se virusi mund të bëhet më vdekjeprurës me kalimin e kohës, dhe madje të evoluojë deri në pikën ku mund të anashkalojë vaksinat e disponueshme aktualisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!