Me rastin e ditëlindjes, Soni Malaj prezanton për herë të parë vajzën e saj

schedule17:14 - 24 Tetor, 2021

schedule 17:14 - 24 Tetor, 2021

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Soni Malaj ka festuar ditën e djeshme 40-vjetorin e lindjes. Ajo ka organizuar një festë speciale, ku ka ftuar miq, familjarë dhe të gjithë njerëzit e zemrës.

Mirëpo, ëmbëlsira e mbrëmjes ka qenë vajza e këngëtares, e cila është shfaqur për herë të parë publikisht. Ka qenë vetë Soni që më herët është munduar ta mbajë larg mediave, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta prezantojë me të gjithë.

Kujtojmë që më herët, Malaj ka ndarë në rrjete sociale një video të vajzës së saj, Annës duke kënduar. Mesa duket vogëlushja ka trashëguar pasionin nga nëna e saj./abcnews.al