Sot në Mitrovicë u inaugurua shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pjesmarrës gjatë ceremonisë së zbulimit të shtatores kanë qenë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari si dhe shumë qytetarë.
Shtatorja e ish-komandantit është vendosur në sheshin e Mitrovicës. Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i komunës tha se sakrifica e familjes Jashari e simbolizon dhe sintetizon historinë e të gjitha familjeve të Kosovës për liri. Shtatorja e heroit Adem Jashari u punua nga skulptori Sabri Behramaj.
Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz./abcnews.al