Me raste bombardohen nga Rusia, këto janë 6 korridoret humanitare të krijuara për civilët në Ukrainë

schedule15:51 - 9 Mars, 2022

schedule 15:51 - 9 Mars, 2022

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për armëpushime të përkohshme në gjashtë qytete ditën e sotme.

Marrëveshja është bërë në mënyrë që t’u jepet mundësia civilëve që të largohen nga qytetet ku po luftohet, por sipas raportimeve, Rusia nuk e ka mbajtur gjithmonë fjalën.

Në hartën e publikuar më poshtë mund të shihni të ilustrura korridoret humanitare që janë hapur për ditën e sotme.

Rrugët që mund të ndjekin civilët për t’u larguar janë:

Nga Borodyanka në Kiev ku përfshihen edhe Vorzeli, Bucha, Iprini dhe Hostmel-i

Nga Sumy në Poltava

Nga Izyum në Lozova

Nga Volnovakha në Pokrovsk

Nga Enëehodar në Zaporizhzhia

Nga Mariupol në Zaporizhzhia

Shigjetat tregojnë drejtimin e rrugëve, por detajet për rrugët e sakta që ndiqen nuk dihen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!