“Me Ramën njihemi që të rinj”, skulptori shkodran: Kishte një format intelektual në art

schedule12:10 - 6 Prill, 2023

schedule 12:10 - 6 Prill, 2023

Një nga veprat fituese të “Art në hapësira publike”, instalacioni i skulptorit Sadik Spahija, është jetësuar në rrethrrotullimin në dalje të Koplikut. Kjo vepër është pëlqyer edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili me profesion piktor e ka komplimentuar.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Spahija ka thënë që është ndjerë shumë i nderuar, pasi me Ramën njihen që kur ishin më të rinj.

Sakaq, Spahija e cilësoi kryeministrin me një format intelektual dhe njohës i artit bashkohor si rrallëkush.

“E kam pritur shumë mirë, për më tepër dhe kryeministri është edhe artist, edhe nga njerëzit më buzëholl në këtë drejtim. Që në njohjen që kam unë që kur ishim të rinj, unë jam më i madh se ai në moshë, ai kishte një format intelektual dhe njohës i artit bashkohor si rrallëkush.

Natyrisht ky ishte një projekt për artin bashkohor, që t’i afronte publikut mundësi komunikimi në një trajektore të re gjuhësore, ku vetëm në pikëpamje si flitet, por ç’ka flitet dhe ku flitet. Pra, është një projekt krejtësisht i veçantë dhe në këtë rast për mua ishte një kënaqësi që e postoj”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!