Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes vargjeve kolosin i letrave shqipe, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta 5 vite më parë.
Kreu i Shtetit ka shpërndarë një foto të tij duke konsumuar kafe, në përshkrimin e të cilës ka vendosur disa vargje të Dritëro Agollit për ta kujtuar me rastin e 5 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:
“Po kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrekeje”
/abcnews.al