“Me qetësi dhe drejtësi”, Meta tjetër konferencë të jashtëzakonshme

schedule15:50 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:50 - 20 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta pritet të dalë sërish para mediave, një ditë pasi paralajmëroi protesten e 2 Marsit, ditën e Besëlidhjes së Lezhës, siç tha ai në një “besëlidhje të re” kundër grushtit të shtetit.

Zëdhënësi i Metës, në një postim në facebook shkruan: “Ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!” Ai e shoqëron njoftimin me sloganin me “Me qetësi dhe drejtësi” dhe sjell në vemendje shprehen e Ramës “nuk keni parë gjë akoma”.

STATUSI I PLOTE I TEDI BLUSHIT NE FACEBOOK

Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.
Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!
Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!
Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!
NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!