“Me PS mund të jesh anëtar i skuadrës që do të fitojë”, Rama: Të rinjtë do të kenë më shumë forcë

schedule10:30 - 18 Tetor, 2020

schedule 10:30 - 18 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje të rinjve dhe jo vetëm për të aplikuar për t’u bërë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ftesa, shprehet Rama është për këdo që ka ambicien e kurajën për ta provuar veten në rrugën e politikës.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” Rama shprehet se në këto zgjedhje të rinjtë do të kenë më shumë forcë se më parë se mund të zgjedhin deputetin që duan si dhe mund të bëhen pjesë e skuadrës që do të fitojnë në 25 prill.

/abcnews.al/