Me probleme shëndetësore, fëmija 5 vjeç nga nxirret me varkë nga Oboti

schedule11:32 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:32 - 1 Shkurt, 2021

Një fëmijë 5 vjeç nga Oboti është nisur me urgjencë për në spitalin e Shkodrës për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.

Burimet për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore ku dhe është marrë nga ambulanca.

Infermieri Vinçens Gocaj ka bërë me dije se vajza ka pasur fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe me komunikimin e mjekëve është mbajtur në banesë gjatë natës për shkak të kohës së keqe duke u përpjekur të përmirësohet gjendja por pa rezultat.

Familjarët kanë njoftuar që mbrëmë por për shkak stuhisë nuk ka pas mundësi lëvizja e tij dhe gjendja e 5 vjeçares është mbajtur përmes komunikimit me mjekun e familjes. Po bëjmë 25 vjet në ujë dhe situata është përditë e më keq nuk kujdeset askush”, ka thënë ai.

Lëvizja në këtë fshat është e vështirë për shkak të rrugëve të përmbytura. Fëmija u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!