Mund të jesh në kafe me miqtë, por ndërveprimin e ke me telefonin. Je duke ecur në rrugë, sërish mendjen tek telefoni. Me situata të tilla përballesh shpesh në kryqytet.
Rreth 83% e moshës nga 16 në 74 vjeç në Shqipëri sipas anketë së fundit të Institutit të Statistikave përdorin internetin. Më shumë se 96% e tyre disa herë gjatë ditës.
Kryesojnë thirrjet përmes skype, viber dhe whatsapp.
Pavarësisht se nuk e njeh mirë teknologjinë kjo zonjë tregon se I përdor për të komunikuar me fëmijët jashtë vendit. Ashtu si shumë moshatarë të saj.
Të moshuarit nga 65 në 74 vjeç të cilët kanë deklaruar se nuk e kanë përdorur asnjehërë internetin janë zvogëluar me 4.6% duke shkuar në nivelin e 32.3. Ndërsa tek të rinjtë e moshës 16 -24 përdorimi është 99%.
Kontaktet elektronike përmes internetit me autoritetet publike, marrja e shërbimeve apo qasja ndaj dokumenta zyrtare online sipas Institutit të Statistikave këtë vit ka shënuar rritje.
Ndjeshëm është rritur dhe aksesi në të dhënat shëndetësore, transaksionet bankare dhe mesazhet e shkruara.
Ndërkohë 12 muajt e fundit rreth 38. 5% e moshës nga 16 deri në 74 vjeç në vendin tonë kanë blerë produkte online. Rreth 3.8% më shumë se vitin e shkuar./abcnews.al