Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistic Fifi, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Së fundmi, ajo ka realizuar edhe një set fotografik të veçantë si paralajmërim për klipin, ku shfaqet e veshur vetëm në një këmishë ngjyrë gri.
Në këtë mënyrë, Fifi ka njoftuar fansat se së shpejti do të sjellë projektin e ri, por akoma nuk ka ndonjë datë të saktë për publikimin.
“Një ditë çdo gjë do ketë kuptim”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve që ka hedhur në Instagram.
View this post on Instagram
“Sa ko me t’u dasht një pikë dashuri nga unë.. kur ta bëjnë njëjtë si ma ke bërë mua. Së shpejti. Ma more”, ka thënë në tjetrin Fifi.
View this post on Instagram
Kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja është “Maniak i dhimbjes” në muajin mars, i cili mblodhi mbi 14 milionë klikime në YouTube./abcnews.al