Me pistoletë pranë selisë së PS-së teksa kalonte Rama, dënohet me 5 vjet burg Vladimir Gjuta

schedule11:56 - 7 Prill, 2021

schedule 11:56 - 7 Prill, 2021

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë selisë së PS-së në shkurt 2020.

Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Vladimir Gjuta u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste. Ai u pikas nga gardistët, të cilët shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë së partisë. E.L/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!