Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për mbajtje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.S. 37 vjeç banues në fshatin Shkëndi, Belsh.
Ndërkaq në kuadër të operacionit të koduar “Kontakt” është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Cërrik, në bashkëpunim me DVP Elbasan.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabisativa.
Vihet në pranga 37-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik, në bashkëpunim me DVP Elbasan, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al