Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me pesë persona në bord, rrëzohet helikopteri në Maqedoninë e Veriut

schedule12:41 - 4 Maj, 2020

schedule 12:41 - 4 Maj, 2020

Një helikopter i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut është rrëzuar. Raportohet se brenda në helikopter ndodheshin 5 persona ndërsa vetëm një prej tyre ka mbetur i lënduar.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur të hënën rreth orës 11:30 minuta. Era e fuqishme dyshohet të jetë bërë shkak për rrëzimin e helikopterit “M 17” gjatë ngritjes. Rasti është konfirmuar edhe nga zv/ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska e cila siguroi se nuk ka të lënduar rëndë.

Pritet që gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme të dale me informacione më të detajuara në lidhje me këtë rast. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!