“Me pesë lekët e mia e rregulloni buxhetin?”, lojtari i Romës kapet me tifozët

schedule12:39 - 20 Qershor, 2020

schedule 12:39 - 20 Qershor, 2020

Ky sezon nuk ka qenë aspak i mirë për Juan Jesus. Qendërmbrojtësi brazilian ka zbritur vetëm 4 herë në fushën e blertë me Romën dhe e ardhmja është larg kryeqytetit italian. Verdhekuqtë po tentojnë t’i gjejnë një skuadër të re dhe ne atë rrugë po e shtyjnë edhe tifozët.

29-vjeçari përfiton një rrogë prej 2.2 milion eurosh në sezon dhe komentet e tifozëve nuk i kanë pëlqyer. “Largohu nga Roma, të paktën të kursejmë rrogën tënde“, i ka shkruar njëri prej tyre në rrjetet sociale dhe e menjëhershme ka qenë përgjigja e lojtarit.

Mendon se me katër paratë që fitoj unë mund të rregullohet bilanci i klubit? Nuk ke marrë pjesë në leksionet e matematikës në shkollë? Ardhja ime te Roma nuk ishte çështje parash“, shkruan Juan Jesus. Në merkaton e janarit ishte afër kalimit te Fiorentina, por lojtari vendosi në fund të qëndronte te Roma, me të cilët ka edhe një vit kontratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!