“Me Pep e Klopp vërdallë, United do 20 vite ta fitojë Premier League”

schedule14:59 - 31 Tetor, 2020

schedule 14:59 - 31 Tetor, 2020

Ish-mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, beson se “Djave të Kuq” i duhen plot 15 apo 20 vite të tjera që ata të fitojnë sërish Premier League. Hera e fundit që ata e fituan kampionatin ishte në vitin e fundit të Sir Alex Ferguson në stol, në sezonin 2012-13. Që nga ajo kohë United ka vuajtur , teksa janë ndërruar shumë trajnerë dhe Giggs është i sigurt se duhet ende kohë për të ndërtuar një ekip dinjitoz për titullin kampion.

“Triumfi në Premier League për Manchester United është larg. Kjo situatë do të vazhdojë kështu dhe për të parë sërish trofeun tek ne do të duhen të paktën dhe 15 apo 20 vite të tjera. Jam 100% i sigurt për këtë, sidomos nëse do të jenë rrotull trajnerë si Jurgen Klopp apo Pep Guardiola”, deklaron uellsiani për “Game Podcast”.

“Ne kemi shembullin konkret të Liverpool. Hera e fundit që ata e kishin fituar kampionatin ishte në vitin 1990. Menduan se do ta fitonin shpejt, por të gjithë e dimë se sa pritën ata.

Madje dhe Kloppit iu deshën katër vite e gjysmë për ta fituar atë. Ai e përmirësoi ekipin nga sezoni në sezon, fitoi Champions League dhe presioni vjen duke u ulur. Fitorja e Premier League kërkon një kohë të gjatë”, mbyll Giggs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!