Cikalleshi intervistë të pazakontë me vajzat “Tik-Tok”

schedule21:12 - 23 Maj, 2021

schedule 21:12 - 23 Maj, 2021

Vajzat “Tik-Tok” të vëna në skenë nga aktorët Bes Kallaku dhe Juxhin Plovishti janë ndër skeçet më të preferuara nga publiku në emisionin “Kosherja”.

Mirëpo, mbrëmjen e sotme ato nuk janë vetëm, por kanë një të ftuar special dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares Sokol Cikalleshi.

Njëra prej vajzave ka tentuar të bëhet gazetare dhe zgjedhur ta intervistojë futbollistin. Por kjo intervistë ka qenë ndryshe nga të tjerat, pasi përveç batutave nuk kanë munguar dhe komentet pikante.

Një pjesë nga dialogu mes tyre:

Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Me çfarë ekipi luani momentalisht?

Cikalleshi: Unë luaj në Turqi.

Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Në çfarë pozicioni?

Cikalleshi: Sulmues luaj unë. Nuk të pëlqen si pozicion?

Vajza “Tik-Tok”(Besi): Mua më pëlqen mbrapsht. Më fal se mu ka bo ves. Të lutem më fal. (Ka shpërthyer në të qeshura)

Vajza “Tik-Tok”(Besi): O Sokol me topin mirë je ti kështu? Do na e fusësh një herë për shalësh?

Cikalleshi: Nga përpara e do, po nga mbrapa?

Vajza “Tik-Tok”(Besi): Qyqja motra sa i rrezikshëm qenka ky. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!