Me pankarta dhe thirrje, Shkodra nisi ditën e katërt të protestave për vrasjen e Rashës

schedule11:40 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 12 Dhjetor, 2020

Paraditja në Shkodër ka nisur me protestë. Një grup qytetarësh janë mbledhur në qendër të qytetit në tubim duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës. Me thirrjet “Rama Ik”, “qeveri e krimit” dhe “poshtë diktatura” qytetarët vijuan protestën.

https://youtu.be/X__apHiey8U

Kjo është dita e katërt që zhvillohen protesta. Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.

Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe “kokën” e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Por kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë: nuk ka shanse./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!