Më pak se 30 orë derisa të mbarojë oksigjeni, shkencëtari: Nëndetësja Titan mund të jetë thyer në copa

schedule11:36 - 21 Qershor, 2023

schedule 11:36 - 21 Qershor, 2023

Kërkimet për nëndetësen Titan në thellësi të Atlantikut, në vendin e Titanikut vazhdojnë pa pushim. Ankthi vijon të shtohet për jetën e atyre që janë në bord me kalimin e kohës, me më pak se 30 orë të mbetura derisa nëndetëses t’i mbarojë oksigjeni.

Nëndetësja, e cila është në pronësi të OceanGate Expeditions, filloi zhytjen e saj të dielën përpara se të humbiste kontaktet dy orë më vonë, thanë autoritetet. Skenarët për atë që ka ndodhur ndryshojnë dhe ekspertët spekulojnë. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe kërkimet mbeten të pafrytshme, shpresa për t’i gjetur ata të gjallë zvogëlohet. Nga ana e tij, Dr. David Gallo, një oqeanografik amerikan, i cili konsiderohet në mbarë botën si një autoritet për eksplorimin nënujor dhe mik i ngushtë i Paul-Henri Narzolet, operatori i Titanit, tha se “ka shumë të ngjarë që të jetë copëtuar nga brenda, që të ndodhte një shpërthim, i cili do të ishte katastrofik”.

Siç vëren Dr. Gallo, meqenëse komunikimi i Titanit me anijen mbështetëse humbi 1 orë e 45 minuta pasi u zhyt drejt rrënojave të Titanikut në një thellësi prej rreth 3800 metrash, “Ka të ngjarë që diçka e papritur të ketë ndodhur në mes të zhytjes së Titanit, pasi do të duhej rreth 2 orë për të arritur mbetjet e Titanikut. Kështu ndodhi diçka që bëri që Titani të humbte komunikimin apo edhe fuqinë përpara se të arrinte në rrënoja. Edhe nga diçka e tillë, pra një ndërhyrje, në thellësi kaq të mëdha, nuk ka kthim”, shtoi shkencëtari. Siç tha ai, është e shkatërruar, por si shkencëtar duhet të nxjerrë në pah interpretimin më të mundshëm të të dhënave të deritanishme.

“Fatkeqësisht, shkatërrimi i Titanit nga një lloj dështimi material mund të jetë vetëm skenari nr.1 tani, po aq i pakëndshëm sa të mendosh. Personalisht, nuk di ndonjë mënyrë tjetër në të cilën nëndetësja mund të ishte zhdukur kaq shpejt”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!