“Më pak kollë dhe ethe”, evoluon Covid-19, ekspertët zbulojnë simptomat e reja tek të prekurit

schedule17:17 - 14 Prill, 2021

schedule 17:17 - 14 Prill, 2021

Ekspertët kanë zbuluar se covid-19 po i evoluon dhe modifikon armët me të cilat na godet. Një nga simptomat më karakteristike të fillimit të pandemisë, ajo e humbjes së shijes dhe nuhatjes, është gjithnjë e më pak e përhapur tek personat e infektuar.

“Dobësi dhe një ndjenjë e përgjithshme e lodhjes, dhimbjes së muskujve dhe barkut , si dhe të përziera, dhimbje koke dhe probleme gastrointestinale”, këto janë simptomat e reja të Covid, sipas Zyrës për statistikave kombëtare në Itali dhe sipas asaj që Ministria e Shëndetësisë shkruan në faqen e saj të internetit.

Krahasuar me një vit më parë, pra, duket se sëmundja ka ndryshuar efektet në trupin tonë, jo më aq të lidhura me kollën dhe problemet e frymëmarrjes.

Më pak ethe dhe më pak kollë – Sipas një studimi britanik nga Ministria e Shëndetësisë që ekzaminoi rreth 19,000 pacientë, pothuajse një në dy pacientë në mostrën e ekzaminuar nuk tregon të paktën një nga simptomat që lidhen zakonisht me infeksionin e virusit, domethënë ethe, kollë dhe humbje e shijes ose erës.

Të vjella dhe diarre më të zakonshme – Në këtë valë të re, e cila prek të rinjtë se të mëparshmit, çrregullimet gastrointestinale, me të vjella dhe diarre, duken shumë më të zakonshme. Ndërsa një nga simptomat që në fillim të pandemisë u duk se ishte shenja dalluese e Covid, ajo e humbjes së shijes dhe nuhatjes, është gjithnjë e më e rrallë.

Nga ana tjetër, megjithatë, simptomat që lidhen me çrregullimet gastrointestinale, nga dhimbja e barkut deri te dizenteria (infeksioni i zorrëve), ishin ato që karakterizuan disa raste të fëmijëve të sëmurë në fillim të pandemisë. Tani janë pikërisht ato sëmundje që mbizotërojnë, në një kohë kur mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!