“Më nxirrnin nga shtëpia me qira”, Donaldi flet për vështirësitë: Flija herët se isha pa ngrënë

schedule19:06 - 2 Shkurt, 2022

schedule 19:06 - 2 Shkurt, 2022

Një debat i ashpër mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” ka ndodhur në mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira.

Kjo e fundit i akuzoi vëllezërit Veshaj se fama e tyre e kanë marrë nga lidhjet me vajzat e njohura të showbizit dhe jo nga karriera e tyre.

LEXO EDHE:“Donaldi dhe vëllai morën famë nga lidhjet me Borën e Jonidën”, Einxhel zbulon arsyen e sherrit me Veshajt

Pas spektaklit, Donaldi ka folur me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. Madje, ai edhe është përlotur teksa rrëfente momentet e vështira.

“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, ka thënë Donaldi.

Më tej ai shtoi: “Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!