Nënkryetari i Grupit të PS Toni Gogu, në emisionin “Real Story” foli për konsensusin e arritur mes PS dhe Grupit parlamentar të Sali Berishës për rezolutën për Kosovën.
Gjatë bisedës në studio, Gogu ritheksoi se PS me non-gratat nuk bën marrëveshje dhe se për këtë ka qenë e qartë.
“Kemi qenë të qartë që duam një qëndrim të përbashkët dhe Kuvendi i Shqëipërisë të mos përçahet në rezolutën për Kosovën. Kemi lënë gjithça që mundet të linim dhe kemi rënë dakord me një draft që e kemi hartuar po ne, PS, dhe këtë e kemi bërë me përfaqësues legjitim të opozitës shqiptare në Kuvend, që janë në Konferencë të Kryetarëve. Zoti Bardhi ka qenë aty si kryetar i Grupit të PD dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të opozitës. Me Sali Berishën nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë marrëveshje. Jam duke folur për një Konferencë Kryetarësh. Çështjet janë të ndryshme. Komisionet e Reformës Zgjedhore janë produkte të partive politike. Ulen partië politike në tavolinë dhe jo grupe paralementare. Zoti Bardhi mesa duket aty nuk e ka atë bekim nga partia e tij politike, pasi kohët e fundit kam lexuar që e ka përjashtuar. Unë jam duke folur për Konferencën e Kryetarëve që ka ndodhur një javë më parë. Ne nuk shqetësohemi për votat që ata kanë, por për më të mirën e shqipëtarëve. Dhe më e mira është që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një rezolutë të përbashkët. Opozita është aty, ka bashkëkryetarin. Nuk është kjo çështja jonë. Gjithë shqiptarët e dinë mirë, se konfliktualiteti brenda asaj force politike nuk duhet të hyjë në çdo shtëpi shqiptare. Për reformën zgjedhore jemi të hapur dhe zoti Bardhi është anëtar i atij Komisioni. Reforma zgjedhore është e gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të bëhet parë e një sherri që ka dy vjet që është mes tyre”, tha ai./abcnews.al/