Me një fjali, Romeo zbulon arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi

schedule12:52 - 28 Maj, 2022

schedule 12:52 - 28 Maj, 2022

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi mbeten një nga dyshet më të përfolura të showbizit shqiptar, ndonëse nuk janë më bashkë.

Lidhja e tyre e dashurisë ka qenë një ndër të komentuarat në mediat rozë. Deklaratat e Aleksias që e shikonte Romeon si bashkëshortin e saj, gjithashtu kanë ngjallur interes.

Mirëpo, së fundmi, ka qenë aktori, ai që ka zbuluar versionin e tij të ndarjes. I pyetur në emisionin e tij, për arsyen e ndarjes nga lidhja e fundit, Romeo ka thënë shkurt:  “Nuk na ngjiti”.

Kujtojmë që së fundmi, vëllezërit Veshaj po shijojnë suksesin e “Më lër të flas”, i cili deri tani është pritur shumë mirë nga publiku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!