‘Më ngatërrojnë me Vjosa Osmanin’. Valina & Egzona, ja diferencat artistike mes Kosovës e Shqipërisë

schedule18:08 - 3 Qershor, 2021

schedule 18:08 - 3 Qershor, 2021

Këtë të enjte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishme dy aktorët e mirënjohura nga Kosova, Egzona Ademi dhe Valina Mucolli. Ato treguan mbi eksperiencën e deri tanishme në spektaklin “Kosherja”.

Ermali i përballë aktoret me realitetet dhe kulturat e dy vendeve. Ato u shprehën se është diçka shumë e mirë që po bëhet një shkrirje me humorin që realizohet në Shqipëri dhe atë në Kosovë. “Ne jemi shqiptar, por jemi përpjekur që problemet e Kosovës me i bashku me këto ketu, me qenë më aktual edhe atje”, tha Valina.

“Është mirë me u shkri ajo, sepse kuptohet që edhe humori në Shqipëri dhe humori në Kosovë dallon shumë. Që nga mënyra se si e tregojmë ne, që nga mënyra me çfarë qeshim ne. Më pëlqen kjo shkrirje, më pëlqen që edhe këtu e mbështesin shumë humorin kosovar. Shumë gjetje”, tha Egzona.

Duke qenë se vajzat futën nën personazhet e te dy realiteve Kosovës dhe Shqipërisë, edhe nga fusha e politikës, Ermali i pyet nëse reagojnë njësoj sikur në Shqipëri politikanët kur e shohin veten në spektakle humori. Egzona dhe Valina nënvizuan se presin një mesazh nga zonja Vjosa Osmani, por deri më tani nuk kanë reaguar dhe janë më të tërhequr. Valina e njohur me imitimin e Osmanit, theksoi se e ngatërrojnë shpesh me të.

Në Shqipëri ka gjithmonë një diskutim për një drejtim kah humorit banal, ndaj Ermali i pyet vajzat nëse ndjehet kjo edhe në Kosovë.

“Jo banal, unë nuk e quaj banal. Të shamet e këto, mua më pëlqejnë. Ne i themi, ne e gjuajmë batutën dhe nëse ka nevojë me thanë, thuhet”.- shtoi Valina.

Po ku paguhen më mirë aktorët në Shqipëri a Kosovë? A paguhen njësoj apo jo ato tek Kosherja? Kush ka më shumë talente? Këto ishin disa pyetje që ndanë aktoret e njohura, përgjigje që i gjeni në kanalin tonë në Youtube. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!