Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet në Kamëz për të për të prezantuar kandidatët në garën elektorale të 11 majit. Berisha tha se çmimet gjatë 12 viteve janë shtrenjtuar dhe se shqiptarët po ikin nga vendi. Më tej, doktori që kishte vendosur dhe një kapele, u premton shqiptarëve se do t’
“Shqiptarët ikën se ilacet nuk i blinin dot në vendin e tyre, shtëpitë, kreditë.
Kjo është e vërteta, së fundi ikën dhe ikën sepse në një akt të pashembull qytetarët e Kamzës dhe të Shqipërisë që në 2013 paguheshin më shumë se qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit, gjatë këtyre 12 viteve ranë poshtë e më poshtë, u varfëruan.
Gjatë 12 viteve cmimet u shtrenjtuan. Merrnin zarvzavatet katër herë më lirë se sot, ndodhi që as sa blinin me pensionet e vitit 2013 nuk blinin dot as me trefishin e tij në vitin 2024. Mallrat bëheshin mollë e ndaluar, apartamentet. Kjo qeveri u vërsul mbi taksat, injoroi mohoi e poshtëroj pensionistët e Shqipërisë. Në 100 ditët e para, nuk do ketë pensionist në Shqipëri që nuk do marrë 200 euro.”
/ abcnews.al