“Më në fund rruga e hapur,” Xhaçka pas kalimit të propozimit francez: 3 vite u humbën, koha t’i rikuperojmë

schedule15:08 - 16 Korrik, 2022

schedule 15:08 - 16 Korrik, 2022

“Më në fund rruga është e hapur.” Ky është reagimi i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, pasi ligjvënësit e Maqedonisë së Veriut kaluan në Kuvend propozimin francez.

Ministrja uroi RMV-në për pranimin e propozimit duke zhbllokuar kështu perspektivën evropiane për të dyja vendet.

Tashmë, shprehet Xhaçka, Shqipëria pret që të nisin negociatat zyrtare dhe të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Ministrja thekson se tre vite kanë ikur dhe se tashmë është koha për ta rikuperuar kohën e humbur.

OLTA XHAÇKA NË TWITTETR

““Më në fund rruga është e hapur! Urime Maqedonisë së Veriut ??për miratimin e propozimit francez ??, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria ?? shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur!” /abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!