Më në fund Milan do të zyrtarizojë edhe afrimin e parë të kësaj merkatoje. Divock Origi do të zbarkojë sot në mbrëmje në Milano dhe nesër pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore dhe më pas do firmosë kontratën.
Belgu do të nënshkruajë për 4 vite me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 3.5 milionë euro plus bonuse. Ish-sulmuesi i Liverpool u largua nga “The Reds” si lojtarë i lirë, ndërsa dita e nesërme do të jetë edhe vendimtare për zyrtarizimin e marrëveshjes.
Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Piolit, që tashmë do të ketë një alternativë më shumë për Giroud. /f.a/abcnews.al