Më në fund në ekip, Armando Broja pritet të debutojë te Chelsea këtë të premte

schedule22:16 - 24 Gusht, 2023

schedule 22:16 - 24 Gusht, 2023

Në dukje nuk e prish qetësinë. Armando Broja u kthye në stërvitje me ekipin e parë të Chelsea, duke firmosur autografe për një fondacion të fëmijëve me probleme, ndërsa shpreson që t’u japë fund problemeve të tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është aktivizuar asnjë minutë deri tani këtë sezon, diçka që i rrezikon vendin në kombëtare për ndeshjet e Europianit, por në Angli presin që situata të ndryshojë.

Mediat ishullore shkruajnë se Broja ka shumë mundësi të grumbullohet në skuadër për ndeshjen e kësaj të premteje në Premier League.

Chelsea do të ndeshet me Luton në “Stamford Bridge” dhe trajneri Maurizio Pochettino mund t’ia bëjë më në fund 21-vjeçarit dhuratën që ai e pret prej kohësh. Ndërsa, ka nisur të stërvitet bashkë me shokët, Broja shpreson të ketë më shumë sesa thjesht të jetë pjesë e “bluve” të Londrës, por edhe që të aktivizohet.

Sulmuesi kuqezi është në garë me kohën, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare apo miqësore që kur u dëmtua dhjetorin e kaluar. Kjo mund të bëjë që trajneri i Kombëtares, Sylvinho, të mos e thërrasë në ekip për dy ndeshjet eliminatore të Europianit, ndaj Çekisë në Pragë në 7 shtator, dhe kundër Polonisë në “Arenën Air Albania” në datën 10. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!