Inter dhe Roma kanë gjetur akordin mes tyre pas dy ditëve mes tratativave intensive. Dy klubet italiane kishin rënë dakord parimisht për shkëmbimin Spinazzola-Politano deri në fund të sezonit me detyrim blerje për shumën e 27 milion eurove.
Lojtarët u nisën drejt ekipeve të reja për të kryer kontrollet mjekësore ditën e djeshme, por klubi zikaltër frenoi gjithçka. Inter kërkoi teste mjekësore shtesë për mbrojtësin e majtë dhe një ndryshim në klauzolën e shkëmbimit, nga detyrim blerje në fund të sezonit në të drejtë blerje.
Diçka e tillë irritoi Romën, por ditën e sotme është arritur marrëveshja finale falë ndërhyrjes të agjentëve të lojtarëve. Corriere dello Sport raporton se dy klubet kanë shtuar një kusht. Nëse lojtarët arrijnë shifrën e 15 ndeshjeve aktivizim, në fund të sezonit të dy klubet do të jenë të detyruar të mbajnë sërish në ekip lojtarët. /abcnews.al