“Më në fund”, Aurela Gaçe ndan lajmin e mirë pas një muaji pritje

schedule09:41 - 20 Shtator, 2020

schedule 09:41 - 20 Shtator, 2020

Prej një muaji, divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçe i kanë vjedhur faqen e saj në “Facebook”.

Ajo që është vënë re është se personat që i kanë hakuar faqen Aurelën kanë publikuar herë pas here video të ndryshme nga bota, me të qeshura dhe shaka.

Mirëpo, një lajm i mirë vjen nga këngëtarja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se e ka rimarrë faqen, por jo plotësisht.

Sakaq, Aurela ka falenderuar të gjithë fansat e saj, të cilët e ndjekin prej 10-vitesh.

Postimi i plotë:

Pershendetje miq !

Më në fund, mund te komunikoj me ju nëpërmjet faqes time.
Prej më shumë se një muaji , faqja ishte në duar te” hackers ” ose me mirë të themi ,në duart e atyre qe e kishin vjedhur.

Disa herë jam munduar t’ju lajmëroj nëpërmjet faqes time ne instagram, si edhe në media, pasi këtu postoheshin video qe s’kanë te bëjne aspak me figurën time.

Akoma presim në marrjen e plotë të administrimit te faqes.

Prej 10 vjetësh, kam komunikuar me ju, në mënyrën time ,pothuajse cdo dite.

E vlerësoj secilin nga ju qe pëlqeni e admironi atë qe bëj e që jam.

Ju faleminderit te gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë prej vitesh.

Jam mirënjohëse !

Ju uroj nje te dielë te bukur.

Perqafime. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!