Më në fund aty ku dëshironte, Memphis: Nuk e fsheh, mendoja çdo ditë për Barcelonën

schedule14:58 - 22 Qershor, 2021

schedule 14:58 - 22 Qershor, 2021

Memphis Depay është afrimi i fundit i Barcelonës, Holandezi arriti të mbyllë këtë çështje, që zgjaste që në tetorin e shkuar dhe përmbushi qëllimin të bashkohej me katalanasit.

Kjo çështje natyrisht e kishte munduar sepse flitet për të ardhmen e tij dhe Memphis e pranon këtë: ai mendonte çdo ditë për Barcelonën. “Kam pasur një karrierë me ulje dhe ngritje, kohë të mira dhe të këqija. E gjithë kjo të detyron të mësosh shumë.

Kjo është arsyeja që ardhja ime te Barcelona është një hap i madh përpara për karrierën time. Ditët e fundit kjo çështje ishte bërë e pashmangshme. E mendoja çdo ditë, nuk mund ta mohoj. Tani gjërat fatmirësisht janë të qarta”, u shpreh Memphis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!