“Më ndryshoi jetën si artist dhe si njeri”, Shpend Bengu tregon udhëtimin e parë në Finlandë para 30 vitesh

schedule10:11 - 17 Janar, 2024

schedule 10:11 - 17 Janar, 2024

Artisti Shpend Bengu ka bërë një rrëfim të rrallë për rikthimin në Finlandë pas 30 vitesh.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, piktori shqiptar e ka konsideruar si nga eksperiencat më të bukura të jetës. Shpendi e konsideroi udhëtimi i parë i ndryshoi jetën si artist dhe si njeri.

Sakaq, ai u ndal më në detaje te jetesa në Finlandë dhe çfarë ka arritur të përfitojë atje.

Ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës sime që vetëm Finlanda mund ta jap, duke pasur parasysh që është një vend me traditë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Siç e keni parë dhe nga statistikat, Finlanda është një nga vendet e para në botë për nivelin arsimor, ku mbi të gjitha figura e mësuesit dhe pedagogut është nga figurat më të vlerësuara dhe më të respektuara në atë vend, dy domethënë janë pedagogu/ mësuesi ose studenti/nxënësi. Janë të paprekshëm. Në Finlandë, të parët janë kirurgët, ata që shpëtojnë jetë dhe mbas tyre, janë mësuesët. Janë ata që përmirësojnë jetën. Kam qene gati 3 dekada më përpara dhe nuk kam folur për aktivitetin tim atje, sepse ishte një kohë që këtu nuk para kuptoheshin gjërat që kam prezantuar atje. Mund të them që ka qene një eksperiencë që më ka ndryshuar si njeri dhe jo vetëm si artist. Si njeri, dua të them etikën. Ne këtu nuk e njohim akoma shumë mirë etikën në të gjitha institucionet apo shoqëria, etika te ne ka shumë probleme. Një nga leksionet më të mira unë e mora nga kuratori i asaj kohe, artisti Kejo Alvis, një njeri i jashtëzakonshëm, i cili më vonë mbas ’95 themeloi departamentin e kësaj shkolle. Stafi i shkollës e mori shumë vonë lidhjen time me Kejon, sepse nuk e kisha bërë kurrë publike”, u shpreh Bengu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!