Një adoleshent shqiptar ka kërkuar ndihmë në një shtëpi në Dover në momentin që ka zbritur nga gomonia, pasi nuk dinte se ku të shkonte.
Ka qenë vetë zonja e shtëpisë 59-vjeçarja, Sue Doyley, e cila ka treguar se një 16-vjeçar i cili vinte nga Shqipëria i ka kërkuar ndihmë asaj që ta dërgojë në Manchester, por në momentin që ajo e ka refuzuar, ai i ka kërkuar të përdorë telefonin e shtëpisë së saj.
Zonja tha se ajo kishte lënë derën e pasme hapur, kur në një moment pranë bregut të detit ndaloi një gomone me rreth 80 emigrantë, ndërkohë që njëri prej tyre u afrua me shpejtësi pranë banesës së saj duke kërkuar ndihmë.
Këtë ngjarje e pa edhe fqinja e 59-vjeçare, Louise Monger, e cila ka shkuar menjëherë në ndihmë të fqinjës së saj, ndërsa ka tentuar të ndalojë adoleshentin shqiptar i cili ndodhej në atë moment në dhomën e gjumit, por e pati të pamundur.
Ndërkohë që disa minuta më pas shqiptari u kap nga policia.
Emigracioni i paligjshëm është kthyer janë shqetësim nga banorët e zonës, të cilët kanë kërkuar shpesh ndihmën e policisë por edhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë që qeveria britanike ka rritura masat e kontrollit në vijën bregdetare, për të parandaluar sa të mundet emigracionin e paligjshëm.
/Abcnews.al/