Sondazhisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, tregoi se e njeh Nano që nga fëmijëria, duke kujtuar aktivitetet e tij sportive dhe talentin në basketboll, edhe pse i shkurtër.
Sipas tij, akti më i rëndësishëm i karrierës politike të Nanos është realizimi i një rotacioni normal të pushtetit në Shqipëri, i pari në 120 vjet histori, përmes një gare elektorale të pastër dhe pa “papastërti”.
“Për Fatos Nanon mund të flas me orë të tëra, kam patur rastin ta njoh që fëmijë, vinte te lagjja jonë, bënte gjuajtje të lira në basketboll, edhe pse i shkurtër bënte gjuajtje fantastike. Nga e gjithë analiza e karrierës së tij politike, akti më i rëndësishëm politik i tij për mua është se është kryetari i parë i qeverisë që ka realizuar në 120 vjet histori të Shqipërisë një rotacion normal pushteti me zgjedhje.
I vetmi rotacion normal, çdo rotacion tjetër, ka patur formulat e veta. Ishte tamam një garë e pastër elektorale, ku ai hyri me bindjen e tij se do fitonte dhe nuk pati asnjë ‘papastërti’ në atë kohë”, tha Zaloshnja./abcnews.al

