Me naftë kontrabandë nga Maqedonia, kapet mat 38-vjeçari në Qafë-Thanë

schedule11:50 - 26 Shtator, 2021

schedule 11:50 - 26 Shtator, 2021

Një 38-vjeçar me iniciale G.T. është vënë nën hetim nga policia pasi në kamionin që drejtohej prej tij gjatë kontrollit në Qafë-Thanë, janë gjetur 500 litra naftë mbi sasinë e lejuar. Policia njofton se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin G. T., 38 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në mjetin tip kamion të markës “Renault” të cilin ky shtetas drejtonte, në serbatorët e mjetit, u konstatua një sasi rreth 500 litra naftë, mbi sasinë e lejuar, e dyshuar kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!