Tre të rinj janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit për prishje të qetësisë publike. Mësohet se tre personat, 17, 20 dhe 23 vjeç, kanë qarkulluar në qytet me automjet me muzikë të lartë.
Ata kanë shkaktuar shqetësime tek banorët përreth, të cilët janë ankuar në polici. 23 vjeçarit të proceduar iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kanabis gjatë kontrollit fizik nga policia./abcnews.al