“Më mungon Napoli”, Insigne: Më dhemb shpirti të shikoj ndeshjet dhe të mos luaj

schedule16:50 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:50 - 14 Shtator, 2022

Ish-kapiteni i Napolit, i cili tashmë luan për Toronton, Lorenzo Insigne në një intervistë për “DAZN” ka folur  për skuadrën napolitane.

“Ndjej keqardhje që nuk kam fituar trofe me Napolin. Ne i kemi pasur mundësitë si me Sarrin si me Spallettin për të fituar Scudetton, por fatkeqësisht nuk ia dolëm dot.

Shpresoj shumë që një ditë të fitojnë për tifozët, sepse më shumë se kushdo tjetër e meritojnë ata trofeun, pasi i japin skuadrës një mbështetje të madhe”, ka theksuar fillimisht Insigne.

E keni parë ndonjëherë videon e lamtumirës suaj me Napolin? “Jo, përndryshe më vjen të qaj. Më dhemb shpirti të shikoj ndeshjet e tyre dhe të mos jesh në fushë, por kjo është jeta. Nuk jam penduar, kam dhënë gjithçka. Shpresoj që tifozët të jenë gjithmonë krenarë për atë që unë dhashë në fushën e lojës. Në ndeshjen e fundit kundër Genoas e ndjeva shumë dashurinë e tifozëve. Më dhemb, kalova shumë mirë në Napoli dhe nuk e fsheh dot që më mungon të luaj për atë fanellë. E bëra zgjedhjen time, jam tifozi i parë i kësaj skuadre, edhe pse disa tifozë ishin të mërzitur se mund të kisha rinovuar nëse më mungonte kaq shumë Napoli.”

Pse nuk e bëtë? “Nuk isha vetëm unë, rinovimi është i dyanshëm, të dyja palët duhet të gjenin dakortësinë. Napoli është shtëpia ime, dhe nëse largohem nga këtu do të kthehem në Napoli përsëri. Nuk e fsheh faktin që më mungon Napoli, por për momentin këtu jam mirë”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!