Me mungesa të shumta drejt Monaco, Luis Enrique humbet “yllin” e mesfushës

schedule19:56 - 23 Nëntor, 2023

schedule 19:56 - 23 Nëntor, 2023

Kjo periudhë e përballjeve të skuadrave kombëtare ka dëmtuar jo pak klubet “gjigante” të futbollit, ku disa prej tyre kanë humbur disa lojtarë kycc të formacionit, për shkak të dëmtimeve të rënda, si në rastin e spanjollit Gavi, i cili humbi komplet sezonin me “katalanasit”, por edhe Kampionatin Evropian, si dhe “ylli” brazilian i “galaktikëve”, të Real Madrid, Vinicius Junior, i cili do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta.

Mirëpo, këta dy të lartpërmendurit nuk janë të vetmit që do të mungojnë për një kohë të gjatë, teksa, sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, për një periudhë rreth 2 mujore larg fushave të blerta do të qëndrojë edhe talenti i mesfushës së PSG, Warren Zaire-Emery, i cili, në momentin kur shënoi golin e “rekordit” për “gjelat” e Deschamps, në përballjen 14 me 0 ndaj Gjibraltarit, pësoi një ndërhyrje katastrofike, duke dëmtuar gjurin.

Zaire-Emery, i cili tashmë është kthyer në të parapëlqyerin e teknikut Luis Enrique pritet të humbasë një sërë sfidash me rëndësi për “gjigantët” francezë, dke filluar që nga përballja me Monaco e kësaj të premteje në Ligue 1, te përballjet e UEFA Champions League, ndaj Neëcastle e Borussia Dortmund, si dhe sfidat ndaj Lille e Lens, po në Ligue 1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!