Me mungesa në “Metropolitano”, Inzaghi pa zëvendësues në Madrid

schedule19:56 - 11 Mars, 2024

schedule 19:56 - 11 Mars, 2024

Pas ecurisë fantastike në kampionat, ku ka regjistruar vetëm fitore në vitin 2024, tashmë “Zikaltërit” e Inter kthejnë të gjithë vëmendjen, në atë çka mund të quhet përballja më e rëndësishme e këtij sezoni, teksa pasditen e së mërkurës do të luajnë ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ndaj “Los Colchoneros” së Atletico Madrid.

Padyshim mision i djemve të teknikut, Simone Inzaghi është të mbrojnë avantazhin minimal, 1 me 0, të siguruar vetëm tre javë më parë, në “mitikun” e Milanos, “Giuseppe Meazza”, me “bomberin” austriak, Marko Arnautovic, që tundi në fraksionin e dytë të lojës, rrjetën e Jan Oblak, për të afruar edhe më shumë të tijët, me çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Mirëpo, në rast se në sfidën e parë ndihej vetëm mungesa e “veteranit”, Francesco Acerbi, kësaj radhe, strategu italian, duhet t’i bëjë mirë llogaritë, teksa pas rikthimit të qendërmbrojtësit tashmë janë dëmtuar dy lojtarë të tjerë, të cilët përfundimisht do të mungojnë në sfidën ndaj “gjigantëve” të La Liga.

Bëhet fjalë për autorin e golit të sfidës së parë, Marko Arnautovic, me “bomberin” austriak, i cili u dëmtua në sfidën e shtunës ndaj “Emiljanëve” të Bologna, mirëpo ky nuk është i vetmi pasi në transfertën e “Kuqebluve” u dëmtua gjithashtu edhe anësori, Carlos Augusto, mungesa të cilat pritet të rikthen në fushën e blertë, vetëm gjatë muajit prill. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!