Për herë të parë pas shumë muajsh, Afrikanët e Jugut lejohen të blejnë alkool dhe cigare pasi qeveria ka zbutur kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Radhë të gjata të klientëve u panë jashtë dyqaneve vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja.
Qeveria tha se kishte lehtësuar bllokimin sepse Afrika e Jugut po shihte një rënie të rasteve të koronavirusit.
Kompanitë e duhanit dhe alkoolit kundërshtuan ndalimin e shitjes së pijeve dhe cigareve, duke thënë se ajo kishte një ndikim negativ në biznes.
Ekspertët mjekësorë e mbështetën ndalimin, duke thënë se ishte e rëndësishme për të ruajtur shëndetin.
Disa ekspertë thonë se duhanpirësit rrisin rrezikun e përhapjes së virusit sepse nxjerrin spërkla kur nxjerrin tym. /abcnews.al