“Me mua Putini s’do të guxonte”, Trump: Ukraina duhet të kishte lëshuar Krimenë që sot të mos kishte luftë

schedule11:17 - 2 Gusht, 2022

schedule 11:17 - 2 Gusht, 2022

Ish-presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se Ukraina duhet të kishte bërë një marrëveshje me Presidentin Vladimir Putin për të parandaluar pushtimin.

Gjatë një paraqitje në podkastin e The Clay Travis & Buck Sexton Show, ish-presidenti sugjeroi se Ukraina mund të kishte hequr dorë nga territori i Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014, ose të kishte rënë dakord të mos i bashkohej NATO -s.

Vërejtjet erdhën pasi Trump iu kërkua mendimi i tij për fotosesionin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe gruas së tij, Olena, që bënë për revistën Vogue, e cila është vënë nën vëzhgim duke qenë se u zhvillua ndërsa vendi ishte në luftë.

“Ndoshta nuk është kjo gjëja më e madhe”, tha Trump, përpara se të shtonte qëndrimin e tij shumë të përsëritur se pushtimi i Rusisë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte ende president.

“Putini nuk do ta kishte bërë këtë me mua. Së paku, ata duhet të kishin bërë një marrëveshje”, tha Trump.

“Ata mund të kishin hequr dorë nga Krimea. Mund të kishin bërë diçka me NATO-n, ‘Mirë, ne nuk do të anëtarësohemi në NATO’ dhe ju do të kishit një vend, sepse besoj se Putini donte të bënte një marrëveshje”, tha Trump.

“Dhe tani nuk mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Mendoj se është shumë më e vështirë të bësh një marrëveshje. Ai po hedh në erë të gjithë vendin. Dua të them, ai do të pushtojë të gjithë vendin. Dhe është shumë e trishtueshme për të parë se çfarë ndodhi me Ukrainën”, shtoi ish-presidenti amerikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!