Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar takimet elektorale edhe këtë të shtunë, ku është ndalur në Gramsh. Berisha gjatë fjalës së tij tha se PD ka në fokus mbështetjen e pensionistëve, si edhe pagat.
“Rrogat, pensionet, arsim , shëndetësi do të jenë në qendër të vëmendjes. Këta kanë vjedhur miliarda. Janë dhjetëra fshatra që as rrugët e qeverive nuk i kanë më siç i kanë pasur. Gramshi në të vërtetë është një rreth me pasuri shumë të mëdha, me njerëz shumë punëtorë, të përkushtuar. Një rreth në të cilin është një kopsht i vërtetë drufrutorësh. Të gjitha pemët rriten dhe të cilësisë më të mirë në këtë rreth. Një rreth me potencial malor të madh turistik. Një rreth që sot ka një nga liqenet më të bukura, liqenin e Banjës. Të gjitha këto potenciale të mëdha nuk i gëzojnë gramshiotët. Nuk shndërrohen në pasuri për familjet dhe qytetarët e Gramshit”, tha Berisha.
/abcnews.al/

